Deputeti kaubojs Eduard Ndocaj ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Socialiste, duke bërë të qartë se Edi Rama automatikisht do të largohet nga PS dhe do të merret me rrobaqepësi, sic Rama ka thënë vetë. Në një intervistë unike të zhvilluar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Eduard Ndocaj u shpreh se gjithësesi nuk do ta qepte kostumin e tij tek Rama rrobaqepës, pasi ai u duk nga qeverisja sesi ai i bën punët. Ndërsa për “rivalin” e tij Ben Blushi, Ndocaj thotë se do t’i ndërtoj një studio që të shkruajë romane. I vënë në pozitën e kryetarit të ri të PS, Ndocaj deklaroi se do të bashkojë të gjithë socialistët, do ta prishë menjëherë koalicionin me Ilir Metën, do ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme, e më pas, do ta nxjerrë fituese të vetme Partinë Socialiste. “Kaubojsi” u shpreh se do të afrojë në parti Fatos Nanon, Rexhep Mejdanin, Servet Pëllumbin, e të gjithë socialistët e larguar nga selia rozë nga Rama.
“Kryetari i ri” i PS u shpreh se do të arrinte të fitonte këtë post i ndihmuar financiarisht nga socialistët, të cilët do të jepnin nga 1 euro secili, për ta zgjedhur, pra me 1 milion euro në total. Sipas Ndocajt, në PS do të afrohen edhe eksponentët e LSI, Vasili, Manjani, Luan Rama, madje edhe Nard Ndoka. Por Kaubojsi do të përfshijë në PS edhe elementë nga e djathta, sic përmend rastin e Grida Dumës. Në epokën Ndocaj, në PS do vazhdojnë të jenë Gramoz Ruci, Erjon Brace, ndërsa në qeverinë e drejtuar prej tij, nuk do të ishte asnjë ministër i Ramës. Kaubojsi tha se me Aleksandër Frangajn janë miq si lezhjanë, me Henri Çilin kanë të dy gratë mirditore, ndërsa me Drejtorin për mediat në qeverinë Rama, Endri Fuga, nuk e lidh asgjë, madje e ka kujtuar për program kompjuteri. Përsa i përket kryertarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Ndocaj tha se ai do të vazhdojë të kandidojë si i pavarur, pasi nuk është socialist, madje ka ndihmuar në humbjen e socialistëve në kohën e Fatos Nanos.
Diskutime rreth kësaj post