Drejtuesit e Partise Socialiste, në kuadër të riorganizimit të saj, kane qene sot në qytetin e Durrësit, ku kryeministri Rama deklaroi se do të mundim korrupsionin duke bërë shtetin dhe do bëjmë shtetin duke bërë reformat si garanci e tij.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në fjalën e tij tha se ne fuqinë e marrim nga njeri – tjetri, kush nga ne nuk e di sot se çdo socialis i ri e më pak i ri autokton apo i ardhur në Durrës, kjo është vlera jonë e njeri-tjerit dhe fuqia për të qenë bashkë. Ne për shumë arsye do të jemi bashkë, sepse Edi Rama dhe kjo qeveri do të legalizojë të gjitha shtëpitë në çdo cep të Shqipërisë, sepse për dy vite kemi bërë më shumë se çka bërë ish- qeveria tjetër në tetë vite. Parandaj bisedonin me njëri-tjetrin dhe thuajuni të gjithëve se do t’i mbajmë premtimet dhe të bëhemi të gjithë bashkë, sepse ne po reformojmë arsimin përtej kjoskave universitarve që shitnin diploma dhe që blenin diplomën, bashkë me vendin e punës dhe që ishte moto e qeverisë tjetër. Qeveria jonë këto dy vite mbylli universitetet kjoska dhe po i rëndit universitet sipas cilësisë. Ne kemi bere gjithçka për të reformuar shërbimin shëndetësor dhe kemi ndemarrë reforma të mëdha dhe e kemi nisur nga zero për të bërë shtetin e së drejtës”.
Për luftën kundër krimit, Tahiri tha se ne do ta bëjmë Shqipërinë më të sigurtë, pasi Edi Rama dhe qeveria u angazhuan të bëjnë Policinë dhe ta kthejnë atë në shërbim të sigurisë së qytetarëvë. “Ne po reformojmë Policinë e Shteti dhe zërat se si ka mundësi që ka vrasje, këto janë gjëra që ndodhin në të gjithë botën, por ata nuk pyesin pse policia i kap dhe i çon para drejtësisë. Drejtësia nuk zgjidh asnjë konflik dhe qytetarët e zgjidhin vetë, sepse në një moment të historisë u armatos i gjithë populli e megjithatë, Policia e Shtetit sheh rezultate, sepse Policia është më pak e korruptuar dhe u shërben më mirë qytetarëve dhe po reformohet në themel që të kemi një Polici profesionale deri tek kamerat e trupit për një shërbim trasparent”.
Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se “Shumë njërëz këtu kanë ardhur për të marrë kartën e antarësisë së PS-së dhe për ta është ditë e veçatë dhe ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste. Është një ditë tjetër e veçant se Agjencia ndërkombetare Standard&Poors e ka renditur Shqipërinë në B+ dhe kjo është një agjenci me reputacion absolut, sigurisht nuk jemi në maja, por është një pozicion që nuk thotë se ekonomia po lulëzon, por thotë se reformat e mëdha dhe puna e madhe kane filluar të japin shenja ripërtritje. Duhet shumë punë dhe durim që ky trup të fillojë të vrapojë, pasi bëhët fjalë për operimin e thellë të një kanceri që kishte kapur organizmin e trupit tonë”.
“Një gjë është e sigurt se sot ndryshe nga një vit më parë Shqipëria mund të bëhët vendi ku fëmijët tanë mund të rriten siç dëshirojnë, apo të marin shkollën që meritojnë, Shqipëria mund të bëhet vendi ku mund të investojë parate e një jetë. Ka shumë arsye për të besuar se krimi nuk bën ligjin, por ligji ndëshkon krimin. Ka shumë arsye për të besuar se spitalet mund të bëhen hapësirat e mikpritjes për qytetarët. Të gjitha këto që kemi arritur nuk janë për të thënë se e bëmë Shqipërin oazin social, por ne mund të themi se ne bëmë shtetin si garanci për të ardhmen. Shumë më tëpër njerëz mund të bëhën pjesë e PS-së, sepse çdokush mund të thotë se taksa e biznesit të vogël u bë zero, sepse është Partia Socialiste që qeveris vendin, prandaj hajde dhe t’i dhe bëhu pjesë e Partisë Socialiste. Ne e kemi gojën plot për të thënë hajdeni në PS-së, sepse në bëmë shëndetesinë falas, sepse në dy vite e gjysëm shqiptarët mund të bëjnë analizat falas dhe kanë mjekun e familjes falas dhe do të shkojnë edhe te spitali falas dhe do bëhen vit pas viti”, tha Rama.
Kryeministri Rama u ndal edhe te legalizimet falas në Durrës dhe ky është një premtim i Partisë Socialiste. “Ne nuk po ndërojmë një shtepi pa leje, por po ndërtojmë një shtet. Se nëse sot nuk do të kishte korrupsion ne do të ishim ndryshe, sepse korrupsioni është mundësi e paligjshme dhe për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin dhe që të bëjmë shtetin, duhet të bëjmë reformat. Shikoni Policinë e Shtetit, ku dy vjet më parë dëgjohej fjala krimi-krimi, sot është kryefjalë në të përditshmen e atyre që qeverisnin më parë dhe nuk janë opozita, por qeveria e vjetër dhe shqiptarët nuk duan të kthehen te qeveria e vjetër”, tha Rama.
Rama theksoi faktin se qeveria e vjetër bëri bëri për tetë vjet 21 mijë legalizime për hotele, motele, ndërsa ne në një vit e gjysëm kemi bërë 41 mijë legalizime dhe ato janë vetëm për shtëpi dhe një herë më shumë sa qeveria e vjetër dhe këto u bënë vetëm për një arsye, atë të Partisë Socialiste të Shqipërise dhe falë votave që shkuan në këtë emër”.
Diskutime rreth kësaj post