Afro dy javë nga vrasja e 45-vjeçarit Fatmir Pula në fshatin Zezë të Krujës, policia ka prangosur ersonin e 6 për këtë ngjarje dhe që mendohet si autori kryesor.
Në pranga të uniformave blu ka rënë 26-vjeçari Elton Ceka, i cili u dorëzua në polici pas negociatave që bënë me të efektivët e sektorit të krimeve të rënda.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr.29, datë 23.01.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për Cekën.
Diskutime rreth kësaj post