Dashi
Boshatiseni mendjen dhe ndiqni instinktin, ndërkohë që flisni me personin tuaj të zemrës në mënyrë të hapur pa i fshehur asgjë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura, prandaj gjithçka do të jetë në dorën e tyre. Me financat tregohuni pak më të organizuar.
Demi
Ditë e qetë për të dashuruarit, do bënit mirë që për të thyer rutinën të mendonit ndonjë organizim për të kaluar momente të bukura përkrah partnerit/es tuaj. Beqarët pritet të bëjnë zgjedhje të gabuara pasi nuk do i mendojnë mirë hapat që do hedhin. Financat paraqiten kritike.
Binjakët
Sot përgatituni për një surprizë të bukur që do t’ju bëhet nga personi juaj i zemrës. Në mbrëmje zgjidhni një vend special, ku keni dashur gjithmonë të qëndroni sëbashku. Beqarët do kenë një takim mjaft interesant për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do vazhdojnë të jenë të privilegjuara.
Gaforrja
Kjo e enjte do të jetë një ditë mjaftueshëm e ngarkuar nëse impenjimet tuaja kanë nevojë që të riorganizohen. Mundohuni që pasditen ta mbani të lirë, sepse partneri/ja ka nevojë për ju. Ndërsa beqarët sot do të gjejnë mënyrën e duhur për ta bërë për vete personin që prej kohësh e pëlqejnë. Me financat tregohuni të kujdesshëm.
Luani
Duhet të jeni të aftë për të gjetur ekuilibrin e duhur, për të gjetur kohën e nevojshme edhe për njeriun tuaj të zemrës të cilët i keni lënë pak pas dore këto kohë. Beqarët këshillohen të mos nisin asnjë aventurë pasojat e të cilave do i vuajnë më vonë. Me financat tregohuni të kujdesshëm, shpenzoni vetëm për gjërat e nevojshme.
Virgjëresha
Sot jini e sinqertë me të dashurin/ën tuaj dhe tregojini një dobësi tuajën, kjo do t’ju bëjë më të mirë në meritë të disa çështjeve për t’u përballuar së bashku. Për beqarët kjo ditë paraqitet e qetë, ku as takimet nuk bëjnë pjesë në të. Në planin financiar gjërat janë të ekuilibruara.
Peshorja
Pavarësisht se ju jeni mësuar t’u besoni këshillave të partnerit/es, këtë herë do të ishte mirë që të ndiqni vetëm mendimet dhe ndjeshmërinë tuaj. Vetëm ju do të mund ta kuptoni vetveten. Për beqarët një takim interesant do shfaqet në horizont. Në planin financiar këshillohet që ende të tregoheni të kujdesshëm.
Akrepi
Propozimi që do t’ju bëjë partneri/ja, do t’ju vendosë në kushtet e ndryshimit të sjelljeve të zakonshme, por në mënyrë që vërtet ia vlen. Në mbrëmje bëni pak pushim. Beqarët sot do jenë në gjendje të bëjnë për vete me sharmin e tyre këdo që do ju pëlqejë. Financat paraqiten delikate.
Shigjetari
Sot mos u vendosni limite mundësive tuaja, pranojini ftesat që do t’ju bëhen nga partneri/ja edhe pse e dini që kohën e keni të limituar falë angazhimeve të shumta. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të vendosur kur të marrin nismën për një lidhje serioze. Financat duhet t‘i menaxhoni me kujdes.
Bricjapi
E sotmja do të jetë një ditë e veçantë, gjatë së cilës zakonet tuaja të përditshme do të revolucionarizohen, kjo vlen veçanërisht për personat e dashuruar. Nëse do të organizoni mirë programin tuaj, do të kënaqeni. Financat nuk paraqiten aspak problematike.
Ujori
Nëse do t’ju ndodhë diçka e pazakontë sot, mos kini frikë të përballeni me partnerin/en, sepse bëhet fjalë për diçka ndryshe nga përditshmëria juaj. Në darkë mundohuni t’ja kushtoni kohën njeri-tjetrin. Beqarët të përfitojnë nga takimet që do ju ofrohen. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë.
Peshqit
Një ditë speciale për të dashuruarit. Do lini gjithçka mënjanë sot dhe momentet e ditës do ja dedikoni marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë vetëm. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza jo të mira.
Diskutime rreth kësaj post