Operatori Sistemit Shpërndarës të Energjisë Elektrike kërkon dëmshpërblim nga Kastriot Ismailaj, ish-Administrator i Shpërndarjes së CEZ, i cili humbi përballë Shtetit Shqiptarë në Arbitrazh.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i CEZ, Romeo Karaj, i cili duke mënjanuar çështjen e shifrave, ka theksuar se Ismailaj duhet të paktën të dëmshpërblejë shpenzimet e gjyqit në Arbitrazh.
Sa i takon seancës së radhës gjyqësore, anëtarja e trupit gjykues, Ekelejda Hajro ka dhënë dorëheqjen, duke shkaktuar kështu shtyrjen e seancës më datë 23 shkurt. Gjatë kësaj kohe, duhet që edhe Gjykata të vendosë zëvendësuesin e gjykatëses Hajro.
Kujtojmë, ish Administatori i ngarkuar për të mbledhur borxhet e CEZ, akuzohet nga OSSHEE, për pastrim parash dhe mashtrim, duke shkaktuar një dëm prej gati 4.6 milion eurosh në arkat e OSSHE.
Ismaliaj është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ky i nisur sot, është i treti gjyq në ngarkim të tij. Dy gjyqet e tjera janë në proçes e sipër në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Diskutime rreth kësaj post