Nga bombardimet në Xhakarta dhe Stamboll e deri te sulmet në caqet e naftës në Libi, Shteti Islamik me shpejtësi po zgjeron territorin e pushtuar.
Presidenti amerikan Barack Obama, me të ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar reduktimin e trupave amerikane në Lindjen e Mesme, por tani duhet dërguar më shumë trupa në Irak për ta luftuar ISIS’in. Tani SHBA’të janë në një betejë të hapur kundër grupit terrorist në Libi.
Shenjat e fundit tregojnë se ISIS po bënë lëvizje në Afrikën e Veriut dhe po punon me shpejtësi që të ketë sa më shumë territore në dorë edhe në kontinetin e Azisë, shkruan Foreign Policy.
Brenda Irakut dhe Sirisë, ISIS ka deklaruar “provincat” ose “vilajetet” që sipas udhëheqësve të grupit, janë në kuadër të “Kalifatit” në nëntë vende: Libi, Egjipt, Jemen, Algjeri, Arabi Saudite, Afganistan, Pakistan, Nigeri dhe Rusi.
Një hartë të cilën e ka publikuar Foreign Policy, e punuar nga IHS, tregon se në cilat vende grupi terrorist ISIS ka deklaruar provincat e saj dhe ku mund të ketë rritje shkruan Gazeta Express.
Diskutime rreth kësaj post