Porta eshte e “hapur” per zgjatjen e kontrates se John Terry, deklaroi trajneri Guus Hiddink, lidhur me te ardhmen e kapitenit 35-vjeçar, i cili deklaroi ditet e fundit se do te largohet ne fund te sezonit.
“Ai ka te drejten te beje zgjedhjet e veta, kjo eshte e vertete, pasi kontrata e tij perfundon ne fund te sezonit”, theksoi holandezi ne nje konference shtypi.
“Nga ana tjeter, klubi kerkon te dialogoje duke ia lene atij porten te hapur. Asnje vendim nuk eshte marre ende. Kjo eshte gjithçka qe mund te them”, deklaroi holandezi.
Mbrojtesi i Bluve ka luajtur 696 ndeshje me klubin londinez qe nga ardhja e tij para 21 vjetesh ne moshen 14-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post