Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton doli fituese me një diferencë shumë të vogël votash ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders në primaret e Iowas, sipas njoftimeve zyrtare të partisë.
Me numrin e përgjithshëm të votave të numëruara, ish-sekretarja e Shtetit mori 49,8 për qind të votave, kundrejt 49,6 për qind që mori senatori Bernie Sanders.
Ndërkohë, në kampin republikan, senatori ultrakonservator i Teksasit, Ted Cruz doli fitues ndaj miliarderit dhe kryesuesit të sondazheve, Donald Trump.
Ted Cruz u shpall fitues me rreth 28 për qind të votave, më pas u rendit Donald Trump me 24 për qind të votave, pak para Marco Rubios, shumë pranë, me 23 për qind të votave.
Diskutime rreth kësaj post