Dega e OMONIA-s për Himarën ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Koço Kokëdhima. OMONIA akuzon Kokëdhimën se deklaratat etij nacionaliste synojnë të mbulojnë aferat korruptive. Sipas OMONIA, Kokëdhima po grabit prona në Himarë. OMONIA akuzon më tej Kokëdhimën se provokoi përçarje mes shqiptarëve dhe minoritarëve grekë.
Deklarata e plotë e OMONIA-s
Qeveria, Kryeministri dhe më së shumti deputeti Kokëdhima nuk reshtin të sulmojnë dhe fyejnë popullin Himarjot.
Më datën 29.01.2016 në aktivin e Partisë Socialiste në Vlorë, në prani të të gjithë përfaqësuesve të Partisë të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër, të deputetëve dhe të vete Kryeministrit, deputeti i zonës, Koço Kokedhima, në përgjigje të denoncimeve tona me deklaratën të datës 24/01/2016 sulmoi dhe ofendoi në mënyrë të paprecedentë popullin himarjot.
Deklarata jonë fliste për një seri shkeljesh të legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare, për mënyrën se si vepron qeveria së bashku me administratën e qeverisjes lokale, me një qellim të vetëm të terrorizoi dhe të ushtroi presion ndaj popullit Himarjot.
Deputeti Kokëdhia, në fjalën e tij përmendi se në Himarë nuk jeton asnjë qytetar me origjinë greke. Të drejtën për të përcaktuar identitetin dhe origjinën e tyre, nuk mund t’ja mohojë pjesës tjetër të qytetarëve që identifikohen dhe krenohen për origjinën e tyre greke. I kujtojmë se koha që vendoste partia për ndërgjegjen dhe identitetin e gjithë secilit ka ikur për të mos u kthyer me më.
Me fjalën e tij provokuese ai u përpoq të vendosë përballë komunitetit tonë popullin shqiptar, duke harruar se edhe ne jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë me origjinë greke, luajalë në detyrimet tona ndaj shtetit, gjë që nuk ndodhë vetë me z. Kokëdhima dhe për ketë arsye heqja e mandatit tij është në proces në Gjykatën Kushtetuese.
Klithmat nacionaliste të z. Kokëdhima kanë vetëm një synim, të fshehin dhe justifikojnë aferat korruptive, grabitjet e pronave dhe veprime të paligjshme të kryera nga Qeveria ndaj popullit Shqiptar, me protagonist atë.
Në këtë pikë denoncoj më qëndrimin e deputetëve me origjinë Greke të Partisë Socialiste që jo vetëm nuk reaguan, por e duartrokitën atë.
Duke u përpjekur të justifikojë të pa justifikueshmet në fjalimin e tij tha: “ndërtesat që u prishën u përkasin tre familjeve shqiptare, Gjicali, Gioka dhe Beno”, sikur dikush tij ketë dhënë atij të drejtën të veprojë në mënyrë arbitrare kundër qytetarëve shqiptarë.
Është nder për organizatën tonë që dy nga tre familjet e sipër përmendura na zgjodhën ne që të ngremë zëri e tyre. Përgjigja e tyre ndaj z. Kokëdhima të cilën e gjeni në vijim:
“Në jemi qytetarë shqiptarë dhe grekë të cilët ushtrojmë në mënyrë tërësisht ligjshme aktivitetin tonë ekonomik në dekadat e fundit dhe krenarë për origjinë tone Greke. Përpjekjet për të shpifur dhe të terrorizojnë popullin e Himarës jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e tyre por përkundrazi na bëjnë më të fort në luftën për të drejtat tona”.
Diskutime rreth kësaj post