Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për Baton Haxhiut në Klan Kosova ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha duke thënë se ishte rast unikal në Europë, ai e mbajti pushtetin për 25 vjet.
Topi tha se në fillim Partia Demokratike në Shqipëri kishte idealizëm dhe vlerësonte figurat politike.
“Me kalimin e kohës autoriteti i Berishës vinte e rritej. Ai filloi të merrte rol diktues dhe vendimmarrja ishte totalisht e paparashikueshme. Vulgariteti i Berishës sot ka hyrë nëpër familje shumë, shumë thellë”.
Ndërsa foli edhe për garën në mes Olldashit dhe Bashës.
“Kur Berisha vendosi të tërhiqej, patëm një garë në mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Mirëpo më pas dukshëm u pa mbështetja e Berishës për Bashën. Një garë e realizuar në mënyrë të tillë e kontestuar edhe nga brenda edhe nga jashtë, të krijon përshtypjen se në atë parti ka lidhje të fortë në mes Berishës dhe Bashës”.
Topi ka shpjeguar edhe prishjen e tij me Sali Berishën. Ish-presidenti tha se u ka bërë thirrje ambasadorëve që të ju bëjnë thirrje partive politike të mos shkaktojnë trazira më 21 janar të 2011-ës.
“Me datë 21 janar, unë kam dalë me një deklaratë e cila me sa duhet e ka shqetësuar shumë Sali Berishën. “21 janari ishte një pjesë e një artikulimi aspak dinjitoz na ana e Kryeministrit. Në PD ka konstruktor robotësh dhe robotë. Aty askush nuk mendon pa u dirigjuar”, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post