Ish-punonjës të Ministrisë së Mirëqenies Sociale kanë akuzuar ish-shefin e tyre Spiro Ksera, se i kishte detyruar të hapnin procedurat për 6 aktivitetet, që nuk u organizuan kurrë.
ABC News ka mësuar se dytë para arrestimit të Spiro Kserës, prokurori Ndini Tavani ka administruar në dosje deklarimet e 2 dëshmitarëve, ish-punonjës të kabinetit të ish-ministrit të cilët kanë shpjeguar me detaje për 6 eventet në letra. Mësohet se ndër të tjera, ata kanë deklaruar se në prill të 2013 ish-ministri Ksera ka kërkuar një listë aktivitetesh në lidhje me programin e mbrojtjes sociale për të gjithë institucionet që mbuloheshin nga politikat sociale. Kjo është i është dorëzuar nga njëra prej dëshmitarëve, që kishin të bënin me fëmijët në nevojë dhe moshën e tretë. Dëshmitarja i ka thënë prokurorisë, se ish-ministri Ksera ka kërkuar që të rishikohet lista e aktiviteteve duke bërë përzgjedhjen e aktiviteteve të kërkuara nga vet ai, që lidhet me fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe tjetri për moshën e tretë. Duke kërkuar verbalisht nga dy dëshmitarët e prokurorisë, që aktivitetet të zhvillohen në komuna të përcaktuar prej tij, duke caktuar numrin e fëmijëve që përfshihen, përzgjedhjen e zonave si dhe të njëjtën procedurë edhe për të moshuarit e Shtëpisë së të moshuarve në Tiranë. Por pavarësisht përcaktimit të këtyre eventeve, ata asnjëherë nuk u organizuan. Dy dëshmitarët kanë pretenduar se shkresa që ata i kanë dorëzuar ish-ministrit me datat e aktiviteteve, janë ndryshuar dhe janë përshtatur me datat e organizimeve fiktive të deklaruara në zyrat e financave ku edhe janë tërhequr parat.
Deklarimet e dy ish-punonjësve të ministrisë së mirëqenies sociale, thonë burimet e prokurorisë, implikojnë ish-ministrin Ksera në bashkëpunim me shefin e kabinetit si përfitues të fondit rreth 30 mln euro për aktivitetet që nuk janë zhvilluar ndonjëherë. Pasi urdhërat e lëshimit të fondeve për këto 6 evente të pa zhvilluara janë firmosur nga vet ish-ministri Ksera./ ABC News
Diskutime rreth kësaj post