Duke përdorur me ironi fjalën “mik”, siç i drejtohej Ahmetaj Blushit, Hila shkruan se “se përparimi i këtij vendi do të vijë kur të përkrahet shtresa e mesme dhe e ulet e këtij vendi dhe jo klientelat e kryeministrave, siç ka ndodhur deri tani. Se në fund të fundit, të gjitha janë profka nëse nuk rrit rrogat, pensionet, asistencën. Rritja e tyre e dallon të majten nga e djathta, dhe jo akraballëqe dhe akrobatllëqe të tjera siç po përpiqen të gjejnë gjetje të reja yjet në ngjitje të qeverisë”.
Shënimi i plotë i Dritan Hilës
Doja ti thoja nje miku te Blushit se rritja ekonomike e nje vendi nuk eshte aspak tregues i mireqenies, pasi edhe Pinoceti pasi morri fuqine e rriti ekonomine me 10%, por kjo u perkthye ne nje varferi me te madhe per shumicen e kilianeve. Rritja ekonomike ka kuptim kur shoqerohet me shperndarjen e drejte te te ardhurave. Doja ti thoja nje miku te Blushit dhe te Rames se nje ekonomi si e jona si te rritet 2 si 3 si 4 (nese do te behet, pasi flet per 2016-en), per popullsine dhe mireqenien e saj eshte baraz me 0 nese nuk rritet me 7% ne vit. Nese nuk e beni dot kete, thoni qe nuk mundemi, por jo te fshiheni akoma neper breket e Saliut. Doja ti thoja nje çuni per se mbari, se te qemtosh shifra si psh rritja e konsumit me 2%, njerit qe merr 15.000 leke, eshte nje hic, per mos thene tallje. Se ky kthimi i 40 milioneve, lehtesimi i 500 mijeve etj etj, jane vetem lojra shifrash. Se taksa zero per biznesin e vogel, pasi e terrorizove, eshte sikur nje femije qe i meson anglisht, njehere ta shembesh ne dru dhe nje here ta perkedhelesh. Te jesh i sigurt qe do kerkoje te ndrroje shkolle. Se nuk ka reforma, dhe nese ka pasur ndonje tentative per te tilla, perfunduan te gjitha ne koncensione. Se perparimi i ketij vendi do te vije kur te perkrahet shtresa e mesme dhe e ulet e ketij vendi dhe jo klientelat e kryeministrave, siç ka ndodhur deri tani. Se ne fund te fundit, te gjitha jane profka nese nuk rrit rrogat, pensionet, asistencen. Rritja e tyre e dallon te majten nga e djathta, dhe jo akraballeqe dhe akrobatlleqe te tjera siç po perpiqen te gjejne gjetje te reja yjet ne ngjitje te qeverise.
Diskutime rreth kësaj post