Në Elbasan vazhdon ripyllëzimi i zonës së degraduar përgjatë lumit Shushicë dhe sistemimi i shtratit të lumit Shkumbin në zonën e erozionit, sipas një projekti të hartuar në kuadër të Moratoriumit 10 vjeçar të Pyjeve dhe Sezonit vjetor të Pyllëzimit.
3000 fidanë të rinj, (akacie dhe plep) do të mbillen në një sipërfaqe prej 2 ha, në një nga zonat ku efekti i erozionit ka shkaktuar dëme serioze në ekonominë dhe infrastrukturën e banorëve të zonës, por jo vetëm, duke i shtrirë efektet edhe përgjatë lumit Shkumbin.
Ripyllëzimi i kësaj sipërfaqe, e cila prej dekadash ka vuajtur shkatërrimin e zonave të gjelbëruara, përmes prerjeve masive dhe zjarrvënieve të qëllimshme, do ti rikthejë mushkërinë banorëve të Shushicës, si dhe do të rrisë ndjeshëm cilësinë e ajrit, për këto zona, duke e pastruar atë.
Ky projekt i rëndësishëm i ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit parashikon ndër të tjera, sistemimin e shtratit të lumit pranë urës Polis, Valë dhe përgjatë rrjedhës, thellimin e shtratit të lumit, si dhe pastrimin e materialeve inerte te grumbulluara aty./a.g/
Diskutime rreth kësaj post