Qasje e shkurtër psikologjike e problemit, nga Lajme.al
Gabimet që prishin marëdhëniet prind-fëmi
Dënimi i fëmijeve përshkak të notave të dobëta
Ky është dëmi më fatal që mund t’i bëni fëmijës tuaj.
Fëmija do t’ju del nga dora.Ata i hidhërohen shumë prindëve përshkak të “dënimit”. Kjo bën që fëmija thjeshtë t’ju urrejë, dhe do të kërkojë imazhin e babait-mamasë diku tjetër, jashtë shtëpisë. Do t’i fshehin gjërat nga ju. Do t’ju evitojnë dhe nuk do t’ju flasin më, pasi që me këtë gjest ju keni humbur totalisht besimin prindëror që ua kishte dhënë fëmija juaj.
Rezultati:
Nota edhe më të këqia
Fëmijët stresohen aq shumë të marrin nota të këqia, saqë do t’ju humbet koncentrimi, dhe kjo do të bëjë që notat e tyre të bien edhe më shumë. Nga gjithë fëmijët që kam observuar ndonjëherë, nuk kam parë ndonjërin të ketë nota më të larta sepse ka qenë i dënuar përshkak të notave të dobëta. Të gjithë fëmijët që s’kanë qenë ndonjëherë të dënuar kur kanë marrë nota të këqia, pikërisht ata janë ndër nxënësit më të mirë.
Rritje e stresit
Ashtu siç përmendëm më lartë, fëmijët që dënohen, stresohen për gjithçka. Mbase edhe nuk i zë gjumi duke mësuar tërë natën për një provim që mund të kenë ditën e nesërme…të cilin me gjase nuk do ta japin dot, përshkak të mungesës së gjumit. Stresi shkakton dëme të pariparueshme tek fëmija. Kini kujdes se si edukoni fëminë tuaj për kët pjesë.
Fëmijës do t’iu shpifet shkolla dhe të nxënit në përgjithësi.
Këta fëmijë që dënohen thjeshtë… E URREJNË shkollën. Nuk ju bëhet më mësimi i argëtueshëm. Mësimi dhe shkolla iu kujton atyre DËNIMIN e prindit.
Ideja e dështimit parë me sytë e fëmijës.
Ka 90% gjasë që ju do ti’a shkatërroni karrierrën dhe të ardhmën atij fëmije nëse e dënoni.
Shkolla në përgjithësi i përbuzë fëmijët “e dobët” dhe që s’kanë pozita të mira në shoqëri ,ndërsa ekzalton fëmijët e politikanëve, dhe shtresave të mesme për shkaqe të ndryshme servilizmi.
Ta dini që shkolla në Shqipëri, dhe në përgjithësi, i mëson fëmijët që të jetojnë në konkurencën e xhunglës, ku ai që dështon me nota të dobëta urrehet nga e gjithë klasa, dhe pikërisht kaq thjeshtë krijohet ai lloj i mekanizmit mbrojtës që i bën fëmijët arrivistë dhe oportunistë në kuptimin më të keq të fjalës. (c.f djali i një farë ministreje që vrau njerëz dhe shtiu mbi policinë, ose djali i atij tjetrit që përmendet KËTU.
Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele
Lista mund të jetë edhe më e gjatë.
Në përgjithësi, mos humbisni besimin në fëmijën tuaj.
Prindërve mund t’ju bëje aq, por është e sigurtë se fëmija, sa do i vogël të jetë, qoftë dhe adoleshent, e kupton shumë mirë këtë shkëputje.
Shqiptarët e kanë zakon të përbuzin fëmijën e tyre: para autoritetit (mësuesit), sidomos. Kush më mirë se Fatos Kongoli e kishte përshkruar personazhin e Xhodës. Të dyjat. Edhe indiferenca, edhe dënimi e mbysin fëmijën. Mos e dënoni atë. Por, korrigjojeni. Korrigjimi është shumë më i urtë se sa dënimi. Fëmija është aq shumë inteligjent sa ta kuptojë që shprehja “Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”, është shpikje e prindit për t’arsyetuar paaftësinë e tij për të edukuar.
Diskutime rreth kësaj post