Ndërkohë që ne na pëlqen të besojmë se të gjithë jemi Kazanova, e vërteta është se të gjithë bëjmë gabime në shtrat. Por ka një anë të mirë të këtyre gabimeve seksuale, sepse nga gabimet mëson, si çdo gjë në jetë, dhe falë eksperiencës në dhomën e gjumit, përmirësohesh. Por cilët janë disa nga gabimet më të zakonta që meshkujt bëjnë gjatë seksit:
1 – I bien shkurt paralojës
Shpeshherë shumica e meshkujve duan të dalin “direkt në temë”, dhe jo ta kalojnë seksin në disa faza. Fazat e para janë ndër më të rëndësishmet për të kënaqur një femër, dhe ne nuk duhet t’i lëmë mënjanë duke u treguar egoistë.
2 – Kemi një situatë të çrregullt pubike
Ashtu si meshkujt vetë nuk kanë dëshirë të shohin një femër pa make-up, edhe femrave nuk i pëlqen kur penisi juaj duket disi i çrregullt, përsa i përket situatës pubike. Nuk u pëlqen kur aty shohin një “xhungël të vërtetë”, apo edhe nëse jeni rruar një ditë më parë dhe e çponi.
3 – Djersitni mbi të
Ndonjëherë përpiqeni shumë në mënyrë që të dy palët të dalin të kënaqur nga seksi. Rezultati është shumë djersitje. Dhe duke qenë se shumica e pozicioneve seksuale është të jesh sipër femrës, ajo do të hasë me djersën tuaj.
4 – Bëheni shumë agresivë
Ndonjëherë duke menduar se sa më agresivë të jeni në seks, do të shtoni dozat e pasionit, duhet të tërhiqeni. Një agresion i lehtë do të vlerësohet më shumë me siguri.
5 – Prisheni shpejt
Nëse ndodh që vajza të jetë një nga më të mirat që keni provuar, kjo do t’ju bëjë që të prisheni më herët. Meshkujt kanë tendencën të mërziten kur kjo gjë ndodh.
6 – ..ose nuk prisheni fare
Nga ana tjetër, ndërsa shumë meshkuj prishen shpejt, disa mund të mos prishen fare. Në të dyja rastet, meshkujt ndjehen njësoj të mërzitur dhe përpiqen të bëjnë diçka për ta zgjidhur këtë çështje që mos të ndodhë më
7 – I vënë kondomët mbrapsht
Edhe pse ky ju duket si një leksion i mësuar disa herë, një kondom nuk është plotësisht i lehtë për t’u vendosur. Ka shumë gjasa që në përpjekjen e parë ta vendosni mbrapsht atë.
8 – Ndikoheni nga porno
Meshkujt shohin shumë porno. Të gjithë. Për shkak se shohin shumë, ata e përdornin pornon si mjet për edukim seksual kur nuk në fakt nuk duhet ashtu. Ata përpiqen të bëjnë pozicione që më mirë janë për t’u parë, se sa ndjehen.
Diskutime rreth kësaj post