Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi të hënën, uniformat e reja të Policisë së Shtetit.
Në aktivitetin “Policia e Gjeneratës së re”, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se vijmë nga një periudhë rrëmuje me identitetin e policisë. “Kemi parë uniforma pa identitet. Kjo është një ditë e shënuar për Policinë e Shtetit, pasi nuk do të ketë më uniforma kaotike, ku disa janë me sigla tradicionale dhe disa me sigla moderne apo një miks, tashmë uniformat do të jenë uniformizuar me siglat përkatëse”, saktësoi Ministri i Punëve të Brendshme.
Ai tha se uniforma e policisë do të ketë ngjyrë jeshile, për policinë e qarkullimit rrugor, të blu për forcat e rendit, teksa forcat Shqiponja do të kenë uniformë portokalle, karakteristike të tyre.
Ministri Tahiri tha se siglat kryesore të policisë së shtetit do të jetë shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat do të ndërthuren dhe me shenjat karakteristike të vendit tonë, siç është shenja e punimit artizanal.
Gjithashtu Tahiri tha se edhe stema e policisë do të jetë karakteristika e dallueshme dhe e pangatërrueshme, pasi publiku duhet të identifikoi menjëherë punonjësin e policisë dhe gjithashtu edhe gradën e tij, duke prezantuar kështu dhe stemat që do kenë gradat e ndryshme.
Në uniformë nuk mungon as ngjyra e kuqe, motiv thelbësor i flamurit tonë kombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post