Nga Christoph Strack
A është e vërtetë kjo? Pas bisedimeve të krizës mes Angela Merkelit, Sigmar Gabrielit dhe Horst Seehoferit të enjten më 28 janar, kështu la të kuptohej kreu socialdemokrat Gabriel. U përpilua një protokoll me shkrim dhe orë më vonë, në një takim të dytë, ai u miratua. Pra që të dihet këtë herë se për çfarë u ra dakord…apo që të jetë me këmbë në tokë ujdia? Po qe se kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një dëshmi varfërie të politikës. Por gjithsesi kemi pasur një ujdi. Pas grindjesh disamujore. Një ujdi për “paketën nr 2 të azilit”, me kufizime për bashkimin familjar, dhe për pranim më të shpejtë apo procedime të shpejtuara të dëbimit. Kjo ujdi nuk shkon shumë përtej asaj ujdie të nëntorit 2015 në zyrën e kancelares, dhe që me shumë dëshirë “u shqye” më vonë nga të gjitha palët. E reja është një lloj “ligji i Natës së Vitit të Ri”, që do të lehtësohen dëbimet në Marok, Tunizi dhe Algjeri në të ardhmen. Pas sjelljeve të shëmtuara e armiqësore ndaj femrave në Natën e Vitit të Ri në Këln, të gjithë duan që të ketë dëbime më të shpejta në vendet afrikanoveriore. Pas një dite të gjatë më 28 janar, aty diku nga mesnata kancelarja dhe dy kryeministra dolën para gazetarëve të lodhur. Të dy kryeministrat nxorën në dritë problemet në 16 lande, pavarësisht se nga cilat koalicione drejtohen. Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU, shpjegoi se këtë ditë “u prek” një pikë kritike. Të gjithëve iu është bërë e qartë. “Po qe se kjo pikë kritike nuk merret ashtu siç duhet seriozisht, atëherë të gjithë do të kemi një problem besueshmërie”, tha Haseloff, duke pasur parasysh me këtë paketën nr 2 të azilit. Ndërsa Carsten Sieling, kryebashkiaku socialdemokrat i Bremenit, qytet-land bëri fjalë për një “shqetësim në shkallë të gjerë” të landeve, përparimeve që duhen bërë në nivelin e BE-së e pritshmërive të landeve. Në takimin e Merkelit me kryeministrat e landeve “për herë të parë” është bërë hapi për zhvillime të reja, tha ai. Sieling tha vërtet “për herë të parë”! Me qe ra fjala: Mëngjesin e së premtes, më 29 janar, lajmet gjermane nuk u sunduan nga arritja e kompromisit, por nga tronditja për një sulme të ri ndaj një qendre pritjeje të refugjatëve, që për fat nuk pati pasoja të rënda. U gjet një granatë dore e pashpërthyer. Ishte sulmi i parë me lëndë shpërthyese kundër qendrave të refugjatëve. Këtë mund ta quash- vetëm terrorizëm, terror kundër të huajve. Jo vetëm refugjatët patën fat në këtë qendër, por e gjithë Gjermania.
Bllokime të dyanshme
Vendi është në gjendje të ndezur. Përkujdesja ndaj refugjatëve kërkon veprimin e komunave, vullnetarëve dhe policisë. Ngjarjet në Natën e Vitit të Ri e kanë ndryshuar atmosferën. Përveç kësaj fushata zgjedhore në tre lande josh tone të padëgjuara më parë, shto këtu edhe partinë populiste AfD dhe diskursin e saj po ashtu tërheqës për njerëzit. Urrejtje dhe terror kundër refugjatëve, atmosferë e paqenë ndonjëherë në vend: Në këtë kohë përfaqësuesit e koalicionit nuk kanë punë tjetër veç grindjen pa fund. Një kryeministre me një ton të qetë tha se “aktualisht nuk po bëhet politikë, por imitim i politikës”. sikur Gjermania të mos ketë probleme të tjera po vetëm grindjen për bashkimin familjar, me pasojë bllokimin e dyanshëm. Po, një koalicion është vetëm një aleancë politike dhe jo një martesë pa kohë. Por prapë mbetet një aleancë. Ujdia për paketën nr 2 ra sërish që në ditën e parë në makineritë e vogla “shqyese” të koalicionit. Këtë herë u angazhua i pari sekretari i përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer. Të duket sikur koalicioni nuk e kupton se sa serioze është gjendja në vend. Dhe nëse bashkëkoalicionerët nuk e kuptojnë, duhet që kancelarja të përdorë tone më të qarta, për ta dhe për vendin. Tone shumë më të qarta se tani.
Marrë nga “Dojçe Vele”
Diskutime rreth kësaj post