Horoskopi, e hënë 1 Shkurt 2016
Dashi | 21 Mars > 19 Prill
Mos prisni asgjë nga kjo ditë, sepse në këtë mënyrë gjithçka që do t’ju ndodhë rastësisht, do t’ju duket më e bukur. Përkushtohuni seriozisht për të arritur objektivat që keni menduar.
Demi | 20 Prill > 21 Maj
Mos bëni hapa mbrapsht nëse ndjeni me zemër se duhet të hapeni plotësisht. Ndiqni instinktin, pastaj personit special i pëlqeni kështu siç jeni. Ndryshoni pamjen për t’u kënaqur me veten.
Binjakët | 22 Maj > 21 Qershor
Këtë të hënë përdoreni për të vënë rregull mes ideve tuaja. Në ditët e fundit keni përjetuar shumë të reja dhe për këtë fakt jeni konfuz. Tani është momenti për të menduar për të ardhmen.
Gaforrja | 22 Qershor > 22 Korrik
Më në fund, do t’ia dilni të flisni gjatë dhe me qetësi me personin që së shpejti do të punoni; rregulloni së bashku një plan luftimi preciz dhe të detajuar për të përballur vështirësitë.
Luani | 23 Korrik > 22 Gusht
Do të shuani një kuriozitet që ju ka munduar për shumë kohë, duke ju lejuar që të qetësoheni e të bëni projekte për të ardhmen. Përfshini një person të familjes për këshilla.
Virgjëresha | 23 Gusht > 22 Shtator
Pavarësisht se është fillim jave është mirë të fikni telefonin dhe izoloheni të paktën për ndonjë orë nga bota e jashtme; keni absolutisht nevojë për të rigjetur një dimension që të jetë vetëm i juaji, për t’ia nisur nga fillimi.
Peshorja | 23 Shtator > 22 Tetor
E dinit shumë mirë se nuk do të ishte e lehtë që të ndërmerrnit rrugën që keni vendosur, edhe pse ende nuk jeni të bindur njëqind për qind për të bërë atë që po bëni. Zemra juaj duket se nuk po vendos.
Akrepi | 23 Tetor > 21 Nëntor
Sot do të thoni të njëjtat fjalë të thëna pak kohë më parë, por nuk do të kenë më të njëjtin efekt. Nuk mendoni se duhet të ndryshoni mënyrën se si t’i shihni gjërat?!
Shigjetari| 22 Nëntor > 21 Dhjetor
Mos u prekni nga nervozizmi i shkaktuar veçanërisht nga gjumi i paktë. Gjatë pasdites përfitoni nga momenti i qetësisë për të pushuar e për t’u ndier më mirë.
Bricjapi | 22 Dhjetor > 19 Janar
Kushtojini vëmendje të veçantë asaj që do të ndjeni përreth jush, sepse do t’ju shfaqen sugjerime shumë të dobishme për atë që do të bëni gjatë ditës. Përqendrohuni më shumë te vetja, jo për egoizëm.
Ujori | 20 Janar > 18 Shkurt
Insistoni ndaj një personi derisa ta shkatërroni: nuk dëshironi të shkoni deri në këtë cak por në këtë rast, sjellja është më shumë se e justifikuar. Ecni drejt në rrugën tuaj pa u influencuar.
Peshqit | 19 Shkurt > 20 Mars
Pranoni dorën e atij personi që do t’ua shtrijë, do të jetë një ndihmë e rëndësishme për të bërë hapin e parë në drejtim të lumturisë dhe qetësisë. Pasdite ndiqni instinktin e momentit.
Diskutime rreth kësaj post