Mesazhi i PPE-së për PS-në: Rruga drejt Bashkimit Europian kalon nga konsensusi i reformës në drejtësi
Partia Popullore Europiane (të djathtët europjanë) i bëjnë thirrje socialistëve shqiptarë që të kalojne me konsensus reformën në drejtësi.
Në një intervistë eskluzive për ABC News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane, Antonio Lopez-Isturiz tha se rruga e integrimit europian dhe anëtarësimit të vendit në BE, kalon përmes konsensusit.
Asambleja politike e partisë popullore europiane ka komunikuar, se kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka folur në këtë asamble lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Kjo e fundit shihet si reforma më e rëndësishme në vend dhe njëkohësisht përbën një nga 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit tê vendit në BE. Ndërkohë, draft-kushtetuta për reformën e gjyqësorit e paraqitur nga qeveria shqiptare është shumë e kontestueshme nga opozita, që e konsideron si një « kapje të shtetit”. A është e pranueshme për partinë popullore europiane një reformojë e gjyqësorit jo- gjithëpërfshirëse në Shqipëri?
Antonio López-Istúriz, Sekretar i Përgjithshëm i EPP-së: Kur bëhet fjalër për Shqipërinë, ajo që është më e rëndësishme për partinë popullore europiane është interesi i Shqipërisë, pra i vendit. Kjo është esenciale për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Dhe pastaj vjen ideologjia dhe partia. Kjo është deiferenca që ne kemi me socialistët. Ata venë ideologjinë para interesit të vendit. Ne kemi përçuar gjithnjë të njëjtin mesazh për forcat politike shqiptare: bashkëpunim dhe konsensus. Ky ka qenë mesazhi gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, ky është mesazhi tani për qeverisjen e kryeministrit aktual socialist Rama. Duhet kuptuar qartë që rruga e integrimin europian dhe anëtarësimit të vendit në BE kalon përmes konsensusit. Kjo nuk është diçka e re. Ne nuk po i kërkojmë asgjë më tepër Shqipërisë, sesa i kemi kërkuar vendeve të tjera në rrugën e tyre të anëtarësimit nê BE. Të njëjtat gjëra i janë kërkuar edhe vendit tim, Spanjës. Në Spanjë, partisë socialiste dhe partisë popullore u janë dashur vazhdimisht të gjejnë marrëveshje për integrimin europian. Dhe kjo solli rezultate fantastike për vendin. Lidhur me reformën e drejtësisë në Shqipëri, kjo është një reformë shumë e rëndësishme. Përfshirja e Komisionit të Venecias dhe gjithë proçesi legjislativ mund të sjellë hapa shumë pozitivë. Edhe një herë e përsêris. Ne nuk po i kërkojmë asgjë të jashtzakonshme Shqipërisë. Po i kërkojmë të njëjtat reforma që kanë kryer dhe vendet e tjera. E theksoj këtë, që të jetë sa më e qartë për shqiptarët. Ndaj, duhet që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë marrëveshje mbi reformën në drejtësi. Pse duhet të bllokohet lufta kundër korrupsionit dhe reforma e drejtësië ? Ishte shumë mirë që nën udhëheqjen e Bashës u arrit aprovimi i ligjit të dekriminalizimit dhe tani është rradha e reformës në drejtësi. Por duhet më shumë sesa udhëheqja apo inisiativa e marrë nga partia demokratike. Ne duam të shohim një proçes konsensual. Ndaj i bëjmë thirrje partisë socialiste që të gjendet një marrëveshje dhe të ndiqet linja konsensuale. Kjo është në dobi të vendit dhe pozitive për Europën.
Pas aprovimit të paketës të ligjit për dekriminalizimin, instuticionet europiane thonë se hapi i rradhës është zbatimi i këtij ligji. Duke ditur që vendi zhvillon zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017, sa e rëndësishme është për ju që në listat zgjedhore të mos ketë më as një kandidat me të dhëna kriminale siç ka ndodhur në zgjedhjet e mëparëshme dhe ato lokale?
Antonio López-Istúriz, Sekretar i Përgjithshëm i EPP-së: Sigurisht që llogjika politike dhe jo vetëm kërkon, që në listat elektorale në Shqipëri nuk duhet të kandidojnë më persona me të dhëna apo të shkuar kriminale. Ky është një parim që duhet të respektojnë të gjitha partitë politike në Europë dhe jo vetëm në Shqipëri. Do t’i këshilloja çdo partie politike në Europë, që të mos kandidonin persona me të shkuar kriminale. Por ne jemi vërtet shumë krenar që ishte Basha që mori inisiativën për dekriminalizimin dhe që paketa ligjore për dekriminalizimin u aprovua në dhjetor. Por përveç krenarisë për inisitivën e marrë dhe rezultatin e arritur prej ti, ne duam që tani të shohim edhe nga socialistët që të japin kontributin e tyre për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Eshtë një ligj i mirë. Këto janë hapat që Shqipëria duhet të hedhë për integrimin në Bashkimin Europian. Por kjo është gjithashtu ajo që ne duam për vendin. Ne e duam Shqipërinë në Bashkimin Europian, por vendi duhet të ndërrmarrës një sërë hapash për anëtarërsimin në këtë organizatë. Konsensusi është kyç./ABC News
Diskutime rreth kësaj post