Bazuar në një prej kryeveprave të shkrimtarit Ismail Kadare, vjen në skenën e Akademisë së Arteve pjesa “Kush e solli Doruntinën”. Regjisori Laert Vasili e sjell këtë teatër në kuadër të kremtimeve në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit.
“Shfaqja e bazuar në novelën e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, është një projekt që është financuar nga Ministria e Kulturës, në bashkëprodhim me teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. U zgjodhën që në fillim këto data pikërisht në Universitetin e Arteve pasi është gjëja më e mirë që mund të bësh për të nderuar një akademik si Ismail Kadare”, tha Vasili.
Për herë të parë, thotë regjisori, “Kush e solli Doruntinën” vjen e plotë dhe e pacensuruar.
“Me dramatizimin tim është hera e parë që vendoset e gjithë novela. Artistët kanë qënë të detyraur të censurohen e të mos e vënë pjesën e plotë, ku jnë pjesë të mirë në vepër zë aludimi i frikës së inçestit të vëllait ndaj motrës. Për herë të parë hidhet teoria nga Ismail Kadare, se ndoshta për këtë arsye Doruntina u martua larg, për t’i shpëtuar inçestit”, tha regjisori Laert Vasili.
Për të veshur petkun e personazheve të Kadaresë, Vasili ka zgjedhur emrat e njohur të skenës së ekranit: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Luli Hoxha etj, në pjesën që do të shfaqet të shtunën e të dielën në skenën e Universitetit të Arteve.
Diskutime rreth kësaj post