iPhone-in e ardhshëm do të mund ta karikoni në çdo cep të shtëpisë, pasi Apple do të ofrojë teknologjinë e furnizimit me energji nëpërmjet wireless-it. Teknologjia që kërkon të përdorë Apple ka të bëjë me karikimin në distancë të pajisjes, pa pasur nevojë të ketë kontakt me bazën ushqyese.
Sipas të përditshmes Bloomberg, Apple po bashkëpunon me partnerë në SHBA dhe Azi për të zhvilluar teknologjinë e re të furnizimit me energji nëpërmjet wireless-it, që do të ofrohet tek pajisjet mobile duke filluar nga viti i ardhshëm.
Në fillim të këtij muaji, kompania Ossia zbuloi një sistem që lejon iPhone-in të karikohet në distancë. Ai funksionon duke përdorur antenën që tërheq energjinë e lëshuar nëpërmjet valëve të një burimi energjie.
Nuk do të jetë aspak sfidë e lehtë për Apple-in, duke qenë se teknologjia kërkon të tërheqë sa më shumë energji për të furnizuar pajisjet. Siç edhe Bloomberg thekson, sa më larg të jetë telefoni me adaptuesin, aq më e vështirë bëhet karikimi i tij. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse kjo teknologji do të bëhet realitet.
Diskutime rreth kësaj post