Policia turke ka mundur të sekuestrojë gjatë një operacioni të fshehtë në Stamboll, një pikturë të Pikasos, e cila i ishte vjedhur një koleksionisteje nju jorkeze, bëri sot të ditur agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”.
Policët e infiltruar u paraqitën në rolin e blerësve potencialë pranë trafikantëve, duke u përpjekur të shisnin pikturën me titull “Gruaja me krëhër”.
Negociatat fillimisht nisën në një hotel më pas në një jaht të Marinës së Stambollit. Trafikantët kërkuan 8 milionë dollarë, më pas ranë dakort të pranonin uljen e çmimit për 7 milionë dollarë.
Oficerët e policisë të maskuar caktuan një takim në një bar-kafe të Stambollit ku u sekuestrua piktura dhe u kryen arrestimet, sipas agjencisë “Anadoll” e cila citon burime policore.
Diskutime rreth kësaj post