Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sistemimin dhe rehabilitimin e familjeve të komunitetit rom në Shkozë, të cilëve pak ditë më parë iu dogjën shtëpitë. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Besjona Dede, ishte sot e pranishme në këtë zonë për të ndjekur punimet për ndërtimin e banesave provizore prej druri për komunitetin rom.
“Duke përllogaritur motin e ftohtë dhe shiun, Bashkia e Tiranës mori masa për t’i strehuar familjet e komunitetit rom në Qendrën Sociale të Bashkisë, të cilëve iu ofruan çadra për strehim, ushqim dhe veshmbathje”, u shpreh Dede. Sipas saj, bashkia po punon me partnerët privatë dhe me shoqërinë civile për t’i ofruar në mënyrë të vazhdueshme këtij komuniteti mbështetje me ushqim dhe veshmbathje, duke u siguruar kushtet e jetesës.
Ndërkaq, Bashkia po sheh mundësitë edhe për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë strehimit të këtij komuniteti në javët në vijim. “Me rindërtimin e barakave, të cilat do të jenë një strehim provizor për këto familje dhe për të gjithë komunitetin, pasi për një periudhë të shkurtër kohore ky komunitet do të ketë mundësi të jetojë në kushte më të mira jetese, si pasojë e aplikimit të një plani për sistemimin e jetesës së komunitetit rom”, tha Dede. Ajo sqaroi se ky plan do të synojë,jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve, krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor.
“Punimet vazhdojnëdhe brenda ditës së sotme këto familje do të largohen nga Qendra Sociale e Bashkisë për t’u strehuar në këto struktura druri, të cilat do të shërbejnë si mënyrë provizore deri në sistemimin e përhershëm të këtyre familjeve”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës.
Komuniteti rom i prekur nga zjarri e ka mirëpritur zgjidhjen e dhënë nga Bashkia e Tiranës për sistemin e tyre. Kryetari i degës së komunitetit rom, Hasan Sula, thotë se gjatë kësaj kohe ata kanë marrë të gjitha trajtimet e nevojshme nga strukturat e bashkisë. “Po shikoj me sy që po bëhet një mrekulli, që të jetojmë edhe ne si njerëz. Falenderojpërfaqësuesite bashkisë dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, që na ka dhënë ndihmë ushqimore. Në radhë të parë, na ka mbrojtur fëmijët, na ka ndihmuar me ilaçe, me batanije, me ushqime, me dyshekë, si dhe na ka futur në qendrën e strehimit në pallatet e reja”, tha Sula.
Tre ditë më parë në komunitetin romnë Shkozë, si rrjedhojë e një zjarri,11 familje ngelën pa strehë dhe në kushte të vështira jetese.Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sistemimin e familjeve të komunitetit rom, të cilave iu dogjën shtëpitë nga zjarri, si dhe për rehabilitimin e zonës. Për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve, Bashkia e Tiranës po ndërton strehime provizore prej druri për këtëkomunitet, ku punimet kanë nisur gjatë paradites së sotme.
Diskutime rreth kësaj post