Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Start 2016” ka vënë në pranga një person, i cili është kapur me heroinë dhe marijuanë.
Nga policia u bë arrestimi i 35- vjeçarit Pajtim Shyti, me banim në Berat, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive.
Ndërkohë, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik si dhe në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori” , iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 14 gramë lëndë narkotike heroinë, 215 gramë lëndë narkotike marijuanë dhe 24 gramë fara bimë narkotike kanabis sativa, si dhe një aparat celular.
Ndaj Shytit vijojnë ende hetimet, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Diskutime rreth kësaj post