Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është arrestuar mbrëmjen e të premtes në vendlindjen e tij në Derviçan gjatë një aktiviteti.
Ndalimi i Kserës nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Gjirokastrës është bërë jashtë një lokali në fshatin minoritar në Gjirokastër.
Një automjet i policisë ka shkuar pranë ambienteve të lokalit, duke i bërë të ditur ish-ministrit urdhrin për ndalimin e tij.
Ksera, ka kërkuar të njihet me arsyet duke iu drejtuar efektivëve të policisë me fjalët: “Unë nuk kam bërë gjë”.
Ndërsa, punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të shkonte me ta pasi Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.
Pas prangosjes, Ksera është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës dhe nuk dihet me saktësi se kur do të bëhet transportimi i tij për në Tiranë.
Nga hetimet mbi e Prokurorisë së Tiranës për abuzimet në Ministrinë e Punës dhe Çështjes Sociale ka rezultuar se tetë persona përfshirë dhe ish-ministrin Spiro Ksera kanë kryer abuzime me detyrën.
Për këtë arsye, prokuroria e kryeqytetit ka lëshuar urdhër arresti për këta tetë persona. Deri tani është vënë në pranga ish-ministri Ksera dhe një ish-punonjës i ministrisë që ai drejtonte, Artemis Mene.
Panorama
Diskutime rreth kësaj post