Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është ndaluar nga policia në orët mbrëmjes të së premtes gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, me urdhër të Prokurorisë.
Bëhet e ditur se ish-ministri Spiro Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ish-ministri akuzohet për abuzime me disa donacione për komunitetin rom, duke shkaktuar një dëm rreth 30 milionë lekë.
Për të njëjtën çështje mësohet se akuzohet edhe ish-drejtori i kabinetit, shtetasin Kleves Bitro.
Spiro Ksera ka mbajtur postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale në kohën e qeverisë “Berisha”.
Diskutime rreth kësaj post