Deputeti socialist Erjon Braçe, ka replikuar me deklaratat e Ben Blushit në emisionin Top Story.
Edhe pse nuk përmend asnjë emër, Braçe thotë se deklarata të tilla për të majtën janë populizëm.
Postimi i Braçes
Kjo nuk është e mjatë, ky është populizëm dhe ky e vret të majtën!Çmimi i sheshtë dhe çmimi progresiv??? Ku ndodh kjo.
Unë e kuptoj që në këtë vend, ka njerëz që e kanë të vështirë të paguajnë faturat e mallrave e shërbimeve, energjisë elektrike së pari.
Por, ti thuash këtyre njerëzve se: Reforma në energji nuk ka përmirësuar financat e OSHEE (mblidheshin 36 miliard lekë dhe mblidhen 64 miliardë lekë);
Reforma ne energji ka vendosur një çmim të sheshtë energjie, të njëjtë si për atë që është milioner si për atë qe është i varfër; është tërësisht amorale, është tërësisht populizëm, nuk ka logjikë as ekonomike, as tregu, nuk ka pikën e lidhjes me të majtën, vret të majtën!!
Ne kemi subvencionuar çmimin e energjisë për të varfrit, një më një!! Deri me sot kudo kam lexuar per tatim progresiv, jo për çmim progresiv.
Ky është zhvillim i ri që përmbys çdo teori të sotme!! Do jetë më mirë? Po ja mendojeni: Kemi një kilogram domate, “çmimi i sheshtë” është 100 lekë; masa e re që propozohet bën që për të varfrit çmimi të jetë 50 leke, për milioneret 150 lekë!! Po si bëhet kjo?.
Diskutime rreth kësaj post