Kryeministri Edi Rama ishte sot në inaugurimin e rrjeti 110, nënstacioni i Babaicës, pjesë e Interkonjeksionit të Unazës së Jugut.
Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i qeverisë nuk i kurseu as batutat, këtë herë për martesat mes gjermanëve dhe shqiptarëve.
Rama i’u drejtua një vajze gjermane, e cila është martuar me një inxhinier shqiptar, ku përmes batutave i kërkoi të sjellë shoqet e pamartuara në Shqipëri për tu martuar me inxhinierë të tjerë shqiptarë.
“Jam i bindur do mund të marrim edhe shumë nuse të tjera nga Gjermania falë të gjitha atyre që i përshkroi mrekullisht nusja jonë më e re dhe padyshim falë faktit që përveç natyrës, klimës, energjive dhe gjithë atyre gjërave që tek shqiptarët i tërheqin gjermanët, dhe vajzat gjermane do gjenden edhe të tjerë si inxhinieri yt i mrekullueshëm që të siguroj që s’është i vetmi megjithëse ti pate fatin që e gjete, po si ai kemi dhe shumë të tjerë, kështu që shpresoj të rikthehesh prapë në Shqipëri me shoqe të pamartuara dhe inxhinieri të bëjë prezantimet e duhura me shokët e tij të pamartuar”, u shpreh me humor Rama.
Diskutime rreth kësaj post