Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) edhe pse një institucion relativisht i ri, i krijuar në vitin 2010, është forcuar nga viti vit, duke rritur kontrollet në tregje për rritjen e sigurisë ushqimore ndaj konsumatorve.
Shifrat tregojnë se nga viti në vit kontrollet janë të shtuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë vitit 2014, ka vendosur në total 15.7 milione lekë gjoba për bizneset që janë kapur në shkelje të sigurisë ushqimore. Për produktet me orgjinë joshtazore, në 12 qarqet e vendit janë kryer mbi 17 mijë inspektime, ku janë vendosur 110 gjoba me vlerë rreth 2.9 milione lekë.
Ndërsa janë ndërmarrë mbi 12 mijë kontrolle për produktet me orgjinë shtazore në të gjithë vendin, ku janë vendosur në total 167 gjoba me vlerë 12.8 milione lekë.
Diskutime rreth kësaj post