Emri i miliarderit Xhorxh Soros është familjar në Shqipëri. Së fundmi, emrin e tij e përmendi sot në Parlament ish-kryeministri Sali Berisha. Soros është i njohur për mbështetjen e kandidatëve të majtë në shumë vende të botës përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fundit, ofroi më shumë se 1 milion dollarë në mbështetje të Presidentit Barak Obama, ndërsa tani mbështet Hillari Klintonin.
Soros është mik kryeministrit Edi Rama. Madje shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar edhe në dasmën e tretë të multimiliarderit para tre vitesh.
Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.
Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.
Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveë një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.
Kush është Xhorxh Soros
Xhorxh Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe largua prej Hungarisë komuniste në 1947-ën për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.
Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper, i cili pati një ndikim të thellë tek ai. Në 1956-ën, z. Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.
Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike. Më 1947 emigron në Angli dhe diplomohet në Shkollën Ekonomike të Londrës më 1952. Pas 4 vjetësh, më 1956 largohet për në SHBA dhe fillon veprimtarinë financiare në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.
Më 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), një firmë private menaxhimi e cila jep konsulencë për investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si një nga financierët më të suksesshëm në botë. E fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).
Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.
Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si Neë School for Social Research (Neë York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Shumë teori konspirative janë krijuar për financierin dhe filantropin amerikano-hungarez George Soros që nga rritja e pasurisë së tij. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me bindjet e tij politike dhe pasurinë e tij financiare. Autori Michael Ëolraich e ka përkufizuar fenomenin me emrin “Anti-Sorosizmi”.
Anti-Sorosizmi është përmendur shpesh për shkak të rritjes së përdorimit të teorive konspirative politike anti-Soros në rrethet konservatore dhe nacionaliste.
Teoria konspirative nga Malajzia
Ekziston një dallim për Sorosin, ai shihet ose si pjesëmarrës në treg ose punon për të ndryshuar rregullat që duhet të ndjekin pjesëmarrësit në treg. Sipas Mahathir bin Mohamed, kryeministri i Malajzisë nga vitin 1981 deri në vitin 2003, Soros mund të ketë qenë pjesërisht përgjegjës për rrëzimin ekonomik në vitin 1997 të tregjeve të Azisë Lindore. Sipas Mahathir, në tre vite, Soros bëri investime afat-shkurtra spekulative në tregjet e Azisë Lindore duke u marrë me aksione e pasuri të patundshme. Ndërsa Soros nga ana tjetër tha se Mahathir po e përdorte atë si kokë turku për të fshehur gabimet e tij dhe se Mahthir ishte një kërcënim për vetë vendin e tij. Për vite me radhë deklaratat e të dyve kundër njëri tjetrit kanë qenë të shumta. Në vitin 2006, gjatë një vizite të Soros në Malajzi për promovimin e librit të tij, ai u takua me Mahathir për herë të parë, dhe Mahathir e pranoi se nuk e shihte më Sorosin si përgjegjës të krizave financiare.
Teoria konspirative e Glenn Beck
Më 9 nëntor të vitit 2010 moderatori amerikan konservator Glenn Beck transmetoi një program një orë të gjatë të titulluar “Mjeshtri i Marionetave” dedikuar Soros-it. Ai ngriti akuza ndaj Soros në këtë emision duke thënë se ai kishte bashkëpunuar me nazistët kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz e thërrisnin atë anti-semit. Beck vazhdoi të diskutonte për Sorosin në programet e tij që pasuan duke bërë akuza shtesë ndaj tij. Sipas Beck, Soros me ndihmën e të tjerëve po përpiqet të shkatërrojë ekonominë amerikane për të krijuar një Rend të Ri Botëror.
Teoria konspirative e “tregtimit të drogës” sipas La Rouche
Kandidati amerikan për presidente Lindon LaRouche dhe lëvizja e tij gjithashtu publikuan një raport që pretendonte se Soros ishte lideri i një tregu të paligjshëm ndërkombëtar të drogës. Qëndrimi anti-Soros i LaRouche daton që nga vitet 1990. Akuzat ndaj tij janë përsëritur me kalimin e viteve edhe nga anëtarë të tjerë të lëvizjes së LaRouche.
Disa iniciativa pro-demokratike që mbështesnin Soros janë ndaluar në Kazakistan, Turkmenistan dhe Rusi. Në vitin 2011, revista Forbes publikoi një artikull të gjerë për George Soros, aktivizimin e tij dhe politikën e huaj amerikane. Në artikull shkruhej: “Soros urrehet sepse shumë aziatiko-qendrorë dhe europiano-lindorë besojnë se ai po përdor paratë e tij për të shkatërruar sistemet politike të tyre. Kjo pikëpamje ka tendencë të nxisë anti-amerikanizmin. Dhe u jep mundësinë diktatorëve të flasin kundër diplomatëve amerikanë”./Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post