Finlanda synon të dëbojë 20 mijë migrantë, të cilët kanë hyrë në territorin e saj në vitin 2015, pasi kërkesa për azil është në proces refuzimi, njoftoi sot Ministria e Brendshme pas një njoftimi të ngjashëm me Suedinë fqinje.
Helsinki ka vendosur të kthejë mbrapsht rreth dy të tretat e aplikimeve të kryera nga totali prej 32 mijë persona të regjistruar vitin e kaluar nga shërbimet e imigracionit”, deklaroi për median Païvi Nerg, shefja e zyrës së ministrit.
“Në parim janë përafërisht dy të tretat, afro 65 për qind e 32 mijë personave që do të marrin një përgjigje negative”, theksoi ajo.
Suedia njoftoi një ditë më parë se do të kthente deri në 80 mijë migrantë nga një shifër totale prej 163 mijë azilkërkuesish që ajo ka akomoduar vitin e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post