Nëse Qeveria nuk reflekton deri në protestën e 17 shkurtit, opozita e bashkuar po planifikon të organizojë protesta të përditshme, duke ia rritur kështu presionin ekzekutivit për të dhënë dorëheqje
Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin “B” për rrëzimin e Qeverisë.
Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë për “Zërin” se do të duhej të mjaftonin për Qeverinë që të reflektojë pas dy protestave masive, asaj të 28 nëntorit 2015 dhe 9 janarit të këtij viti, dhe të kuptojë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
Diskutime rreth kësaj post