Dhe Christiane Taubira largohet nga ministria me biçikletë. Pas dorëzimit të detyrës ministrit të ri të Drejtësisë, Jean-Jacques Urvoas, ministrja e dorëhequr franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira, u largua nga ndërtesa historike në sheshin ”Vendome” të Parisit mbi një biçikletë.
Ministrja 63-vjeçare, e shoqëruar nga dy agjentë, edhe ata me biçikleta, përshëndeti fotografët dhe stafin mes duartrokitjeve.
Një imazh që do të mbetet në kujtesën e shumë personave.
Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira, shkak i mosmarrëveshjes me ekzekutivin mbi një projetligj të privimit të shtetësisë së autorëve të akteve terroriste, i paraqiti sot dorëheqjen presidentit François Hollande.
Dorëheqja e ministres, garancia e së majtës në qeverinë e Manuel Vallsit dhe ”e përbuzura” nga e djathta e cila e akuzon për tolerancë të tepruar, vjen ndërsa kryeministri pritet të paraqesë sot para deputetëve tekstin përfundimtar të projektit për reformën kushtetuse mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë.
“Shpeshherë të rezistosh është të qëndrosh, shpeshherë të rezistosh është të largohesh”, komentoi Christiane Taubira në platformën Twitter.
Diskutime rreth kësaj post