Policia e Shtetit është në drejtimin e duhur për të siguruar rendin dhe sigurinë , tha Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit, që po zhvillohet në mjediset e Hotel Tiranës.
Gjatë analizës, ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministri Tahiri vuri në dukje numrin e vogël të vrasjeve të ndodhura gjatë vitit të shkuar kalendarik. Ai kujtoi sasinë e lartë të drogës të kapur nga efektivët e anti-narkotizmit, ashtu si edhe kujtoi faktin se lufta ndaj krimit ekonomik, lufta për kapjen e personave të shpallur në kërkim..etj, ka pësuar një rritje të ndjeshme.
“Policia sot është më e besueshme. Ajo gëzon besimin e publikut dhe është rikthyer në krye të detyrës. Gjatë vitit 2015 janë arritur rezultate të jashtëzakonshme, vetëm 53 vrasje, si asnjëherë më parë në 25 vitet e fundit”, theksoi Tahiri.
Ai gjithashtu foli dhe për pr/ligjin për shtimin e sigurisë, ku parashikohet vendosja e kamerave të sigurisë në zonat publike dhe subjekte private. Sipas Tahiri kjo rrugë e zgjedhur nga policia është në krahun e qytetarëve që duan ligjin. “Në këtë kuadër i është përgjigjur dhe struktura e re e Policisë së Shtetit, që rrit numrin e punonjësve në terren me 15%. Ky është produkt për të rritur kapacitetin e komunikimit me qytetarët. Sepse punonjësit e policisë nuk duhet të jenë në zyrë, por tek zanafilla e konflikti, aty pra ku qytetarët kanë nevojë për punonjësin e policisë”, tha Tahiri.
“Është rritur progresivisht bashkëpunimi mes policisë dhe qytetarëve. Janë regjistruar gati 200 mijë telefonata në harkun kohor të një viti, flas për 2015-ën. Pra 200 mijë qytetarë që kanë besuar tek efektivët e policisë”, vijoi Tahiri, i cili shtoi se tek shërbimi ndaj qytetarët kanë trokitur 208 mijë qytetar, pra besimi është.
“Çdo drejtues policie, efektiv dhe zyrtar i policisë nga ky vit duhet të jetë ndërmjetësues për ta zgjidhur konfliktin. Çdo person që ka konflikt dhe policia është e informuar, policia do informoj institucionet që preken nga konflikti, e që mund ta zgjidhin konfliktin”, garantoi Tahiri, duke cituar një pjesë të rregullores së Policisë
Po ashtu ai tha se Policia do ti nënshtrohet testit, që do të vendos se kush do jetë dhe kush jo punonjës i policisë.
Haki Çako, Kreu i Policisë së Shtetit në fjalën e tij tha se policia shtetit ka pasur arritje të shumta gjatë vitit të shkuar. Ai prezantoi një dokumentar, ku pasqyroheshin ngjarjet më të rëndësishme të vitit të shkuar. “Kemi vënë nën kontroll territorit nga kultivimi dhe trafikimi i dorgës. Kemi ulur numrin e vrasjeve. Kemi rritur arrestimet e të shpallurve në kërkim. Është forcuar hetimi”, tha Çako.
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme tha se hetimi i zyrtarëve të lartë ka qenë prioritet. Ai shtoi se prioritet është bashkëpunimi më i mirë me policinë e shtetit, këtu mund të përmendim pjesën e Policisë Gjyqësore, për të cilin janë zhvilluar takime të ndryshme.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho gjatë analizës vjetore u shpreh se si Kryetar i Komisionit të Sigurisë theksoi se thirrjet e opozitës ndaj disa prej drejtuesve të Policisë së Shtetit janë demigrues dhe jo të shëndetshme për Policinë, ato janë kundër policisë. Sipas tij, e rëndësishme është që policia të mos tërhiqet e as të vihet në siklet, por të sulojmë paligjshmërinë dhe të bëjë me sukses detyrën e saj.
Komisioni Sigurisë gjatë vitit 2015 ka miratuar një sërë marrëveshjes dhe ligjesh, ku mund të përmendet ajo me Europolin, apo pr/ligji për armët me leje dhe regjistrimin e tyre. Po ashtu Braho përmedni dhe pr/ligji që është ende në diskutim, ku thelbi është shtimi i masave të sigurisë.
Diskutime rreth kësaj post