Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i është kthyer profesionit të vjetër. Rexhepi që me profesion është kirurg tani është duke punuar në spitalin e Mitrovicës.
Rikthimi në zanatin e vjetër i ka bërë kureshtarë pacientët të cilët kur shohin Rexhepin me përparëse të bardhë, pyesin vetën nëse është ky ish kryeministri i tyre.
Ai ka thënë se profesionit të vjetër iu kthye në fillim të vitit dhe menjëherë është ambientuar me vendin e punës dhe nuk do të kthehet më në politikë.
Një tjetër ish kryeministër mjek është edhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha njihet si një kardiolog i mirë, ose të paktën ka qenë i tillë.
Por ndryshe nga Rexhepi, Berisha ka 25 vite në politikë dhe pasi ka dorëzuar detyrën e ish-kryeministrit as e ka në plan fare t’i rikthehet profesionit apo studimeve dhe librave profesionalë.
Berisha ka zgjedhur të merret me Facebook dhe të përmendë nga A te ZH të gjithë familjarët e kundërshtarëve të tij dhe të mbajë në gojë këdo që ia raporton ‘qytetari dixhital’.
Diskutime rreth kësaj post