Rasti i parë i virusit “Zika” arrin në Europë
E përditësuar : Një spital në Danimarkë sapo ka lajmëruar për rastin e parë të virusit “Zika” në Europë.
Virusi “Zika” i cili si duket mund të jetë i lidhur me mijëra foshnje të lindura me tru të nënzhvilluar, po përhapet kudo në Amerikë.Disa vende e kanë deklaruar veçmë gjendjen e emergjencës dhe doktorët e kanë përshkruar fenomenin si një “epidemi në rritje e sipër”, disa vende ndalojnë edhe mbetjen shtatzënë të grave dhe ju këshillojnë të shtyejnë mbetjen e tyre shtatëzënë për më vonë.
Çfarë duhet të dini ?
Virusi të transmetohet tek njeriu, mushkonja duhet të ketë pasur kontakt më parë me një person të infektuar.
Ekspertë të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqarojnë se, personat e prekur nga ky virus nuk kanë rrezik për jetën.
Sëmundja kurohet për shtatë ditë dhe nuk lë pasoja në shëndet. Ndërsa për nënat shtatzënë virusi “Zika” shkakton dëme të pashërueshme për foshnjën.
Simptomat e virusit janë po të ngjashme me rubeolën. “Zika” shkakton temperaturë, dhimbje të forta muskujsh dhe shënja të kuqe në trup.
Deri tani në Shqipëri nuk ka raste të konstatuara me virusin Zika, madje që kur është zbuluar në vitin 1940, ai nuk ka hyrë asnjëherë në vendin tonë, transmeton Mapo.al. Drejtues të Shëndetit Publik në Shqipëri i bëjnë apel popullatës në mënyrë të veçantë nënave shtatzëne, të shmangin udhëtimet drejt Brazilit, Argjentinës dhe Kolumbisë.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi “Zika” ka hyrë edhe në Europë, në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar nga persona, të cilët kanë qenë në vendet e Amerikës Latine.
Ndërsa në Brazil, Kolumbi e shtete të tjera ajo po prek në masë popullatën, përfshi edhe gratë shtatzëna. Dëmtimet në trurin e porsalindurave nga virusi “Zika”, kanë detyruar disa vende të Armikës Latine të marrin vendime drastike, duke ndalur shtazanitë deri në vitin 2018.
Përgatiti me shkurtesa : Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post