Një baba i një familjeje shqiptare e kërkues azili është në arrest shtëpiak që nga java e shkuar bashkë me gruan dhe fëmijët pasi e kishte dorëzuar në komisariatin e policisë një portofol të gjetur.
Apeli për të shqyrtuar ndalimin e dëbimit të tij është mbajtur të martën.
Bëni shërbimin , do të shpërbleheni… ose jo.
Marlind Plasa, shkruan në portalin e revistës franceze L’Express, babai i familjes shqiptare dhe kërkues azili, gjendet në arrest shtëpiak me bashkëshorten dhe tre fëmijët, pasi në javën e shkuar e kishte dorëzuar në xhandarmëri një kuletë që e kishte gjetur.
Kur xhandarët e pyeten se çfarë bënte në Francë dhe pasi u shikuan dokumentet e gjetura, çdo gjë është komplikuar, ka thënë avokati i familjes këtë të martë .
Në fakt, babai ishte liruar pas qëndrimit shtatë orësh në polici edhe pse ai më parë kishte kontaktuar me pronarin e dokumenteve të gjetura.
“Unë tregova për kërkesën time të azilit. Ata, xhandarët, më shoqëruan për në shtëpi për t’i marrë pasaportat e familjes”, ka shpjeguar Marlind Plasa për të përditshmen rajonale, transmeton Koha.net.
Që atëherë, familja e tij që është në rrezik për deportim, e ka bërë një ankesë e cila është shqyrtuat këtë të martë nga Gjykata administrative e Lyonit .
Marlind Plasa dhe bashkëshortja e tij Nadire pohojnë të jenë në rrezik në Shqipëri, pasi i përkasin minoritetit egjiptian , vazhdon avokati .
Që nga ardhja e tyre në Lyon, në shtatorin vitit 2013, familja kishte shkuar nga qyteti në qytet, duke jetuar e gjetur strehë edhe nëpër sheshe e rrugë para se të vinin në Rocles.
Kjo është një komunë të cilën thotë familja, nduk do ta braktisë deri momentin e depërtimit, duk pritur që ankesa për qëndrim do të pranohet.
Diskutime rreth kësaj post