Policia e Lezhës ka njoftuar arrestimin në flagrancë të një 53-vjeçari, i cili ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Tom Pllumbi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale S.P., 51 vjeç, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg’’.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post