Apple pritet të realizojë një iPhone mini në gjysmën e parë të këtij viti. Para disa ditësh, një burim i afërt me kompaninë na zbuloi se telefoni me ekran 4 inç i Apple-it do të quhet iPhone 5se dhe do të prezantohet në muajin mars. Sot është publikuar një foto në internet, ku mendohet të jetë iPhone 5se së bashku me iPhone 5.
Apple iPhone 5Se thuhet se do të jetë një version i përditësuar i iPhone 5s, që u realizua në vitin 2013. Prapashtesa ‘se’ tek iPhone 5se nënkupton ‘special edition’, që do të thotë se telefoni do të jetë një version special i iPhone 5.
iPhone 5se do të fuqizohet nga çipi A8 me ndihmës-procesorin M8. Kamera e tij parësore do të jetë 8 megapikselë, ndërsa kamera ballore do të jetë 1.2 megapikselë. Opsionet e lidhjes përfshijnë Bluetooth 4.2, VoLTE dhe 802.11ac Wi-Fi. iPhone 5se do të ofrohet në ngjyrë argjendi, gri dhe ari ngjyrë rozë. Telefoni do të ketë një sensor për gjurmët e gishtave, që do të vendoset në butonin kryesor.
Diskutime rreth kësaj post