Filmi i parë kosovar që është nominuar për Oscar, është shfaqur sot në ambjentet e Kryeministrisë së Shqipërisë. I titulluar “Shok”, ky film është futur në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.
Në të trajtohen tri histori të vërteta që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Një ndër shikuesit e parë ishte edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se e pati të vështirë të administrojë emocionet, raporton Shekulli.
Bashkëprodhimi shqiptaro-britanik garon në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër në ceremoninë që do të mbahet më 28 shkurt në Los Anxhelos.
Diskutime rreth kësaj post