Deputeti, njëherësh anëtar i kryesisë së PS-së, Ben Blushi, deklaroi sot se Partia Socialiste nuk është biznes privat dhe se ajo nuk mund të jepet me koncension.
Gjatë një prononcimi për media në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Blushi u shpreh për domosdoshmërinë e mbajtjes së kongresit dhe zgjedhjeve në parti, pasi siç tha ai, “Partia Socialiste është ndoshta e vetmja parti në botë pa mandat”.
Sllogani i cili i priu PS-së për të ardhur në pushtet, ‘Rilindja”, për Blushin ka vdekur dhe “Rilindje” nuk do të thotë PS”.
Emergjencën për zgjedhje në parti, Blushi e argumentoi me përkeqësimin e situatës në vend në disa drejtime.
“Ekonomia është keq, papunësia është rritur, koalicioni nuk është më stabël, reforma në drejtësi nuk po merr akoma drejtimin e duhur, e për të gjitha këto, është e domosdoshme që njerëzit të kenë mundësi të flasin”, tha ai.
Kryetari i PS-së, që është dhe kryeministër, është ndoshta i vetmi krytar partie në botë që ka një mandat 7-vjeçar dhe po shkon drejt një mandati të përhershëm. Nuk ka mandat të përhershëm. Zgjedhjet i fiton partia dhe është partia ajo që ka të drejtë të të mbajë apo të të heqë”, theksoi ai, teksa i kujtoi kreut socialist se “edhe Enver Hoxha zgjidhej çdo katër vjet”.
Diskutime rreth kësaj post