Projekt-ligji për sigurinë kombëtare, Tahiri: Është themelor dhe për luftën ndaj terrorizmit
”Shqipëria meriton të jetë më e siguritë dhe policia është duke u përpjekur për ta ofruar këtë dhe pr/ligji për sigurinë kombëtare, e bën vendin tonë edhe më të sigurtë”, tha të hënën Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.
Duke prezantuar pr/ligjin për sigurinë kombëtare, që parashikon vendosjen e kamerave në vende publike dhe në zona me dendësi të lartë, Ministri Tahiri theksoi se siguria nuk është ekskluzivitet i policisë, por i të gjithë shoqërisë.
Sipas tij, policia dhe qytetarët në bashkëpunim mes tyre duhet të ngrenë mekanizma të atilla, që rrisin sigurinë e gjithsecilit.
“Jemi duke u përpjekur ta bëjmë vendin më të siguritë. Kjo e fundit nuk është vetëm çështje e policisë, por edhe e shoqërisë, që duhet të ofrojë bashkëpunimin e saj. Policia me punën e saj ka përmirësuar imazhin në sytë e publikut dhe ky i fundit ka më shumë besim tek efektivët e policisë. Ligji, tha Tahiri, detyron disa subjekte, por dhe zona publike për të vendosur kamera. Ligji është themelor dhe për luftën ndaj terrorizmit”, i cili tha se pr/ligji është i domosdoshëm dhe i vonuar.
Pr/ligji për sigurinë kombëtare është një draft, që u prezantua muajin e shkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Ky pr/ligj, parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione publike, subjekte private dhe parqe të cilat frekuentohen nga një dendësia e lartë qytetarësh. Drafti në fjalë parashikon gjoba për subjektet që refuzojnë të vendosin kamerat e sigurisë. Gjithashtu drafti parashikon dhe numrin minimal të klientëve që detyron një subjekt të vendosi kamera sigurie.
Diskutime rreth kësaj post