“Kush e solli Doruntinën” në teatrin e Gjilanit
Në Teatrin e Gjilanin u prezantua të dielën shfaqja “Kush e solli Doruntinën” nga aktorët e Teatrit “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi, me tekst të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare dhe me regji të regjisorit Leart Vasili.
Regjisori Vasili tha për mediat se veprat e përgatitura nga shkrimtari i madh Kadare, janë përherë të vështira për t’u inskenuar në Teatër.
“Veprat e të madhit Kadare, janë përherë të vështira për t’i paraqitur në skenën e teatrit, por me lejen e autorit dhe me elemente moderne ne kemi bërë këtë vepër edhe në skenë. Elementet bazë të novelës së Kadares i kemi kryesoret, pasi pa to është e mangët shfaqja. Mitologjia për Besën, personazhi Konstandini, roli dhe ndikimi i Kishës dhe personazhe të shumta janë të njëjtë me atë të Kadaresë. Thjesht kemi dashur që të mbajmë gjallë interesimin e publikut për shfaqjen”, tha ai ndër të tjera.
Edhe juria profesionale ka dhënë vlerësim pozitiv për këtë shfaqje, duke vënë theksin në elementet moderne të prezantuara, në bazën dhe mitologjinë e ruajtur, por edhe në lirinë që kishin aktorët gjatë roleve të tyre.
Diskutime rreth kësaj post