Ministria e Brendshme gjermane nuk pret një rënie të numrit të refugjatëve në një të ardhme të afërt, pavarësisht faktit që kancelarja, Angela Merkel, premtoi një reduktim të ndjeshëm të të ardhurve të rinj këtë viti, deklaroi sot një zëdhënëse e Ministrisë.
“Ne nuk presim një lehtësim afat-gjatë të fluksit të refugjatëve e në territorin gjerman në të ardhmen”, tha zëdhënësja.
“Përballë e këtij fluksi të madh të refugjatëve, kontrollet e përkohshme të kufijve të brendshëm të BE-së janë një instrument i përshtatshëm dhe i nevojshëm për lehtësimi e procedurave të nevojshme që në kufij dhe për të garantuar sigurinë publike” shtoi ajo.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 1 300 dhe 2 800 refugjatë në ditë kanë mbërritur në Gjermani duke kaluar nga kufiri me Ausitrinë.
Diskutime rreth kësaj post