Disa anëtarë të koalicionit anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-ja nuk po bëjnë aq sa duhet për të luftuar grupin e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, kritikoi sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter.
Toni i përdorur nga kreu i Pentagonit në kontrast me retoritën e zakonshme të amerikanëve që përpiqen zakonisht të vënë në dukje bashkëpunimin midis 65 vendeve që përbëjnë koalicionin që ata drejtojnë nën moton “një mision, shumë kombe”.
“Shumë prej anëtarëve të koalicionit nuk po bëjnë mjaftueshëm, ose më saktë nuk po ndërmarrin asgjë konkrete”, denoncoi Carter në një intervistë për stacionin CNBC në fillim të Forumit Ekonomik të Davosit në Zvicër.
“Ne mund të bëjmë shumë më tepër, por shpresojmë që edhe të tjerët të luajnë rolin e tyre”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post