Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të bashkohen të mërkurën të tre për të diskutuar mbi korrupsionin zgjedhor, shkruan Gazeta Shqiptare. Edhe pse kjo nuk ndodhi për reformën në drejtësi, duket se krerët e shtetit këtë herë të paktën kanë pranuar të tre të jenë në të njëjtin aktivitet.
Të mërkurën pritet që të mbahet një konferencë e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, me temë “Korrupsionin zgjedhor – nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”.
Ftesat u kanë shkuar të treve si dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mbështetës të kësaj konferencë janë ambasada amerikane në Tiranë dhe ambasada e Zvicrës. KKV bën të ditur se të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe të politikës kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në këtë panel pritet të diskutojnë dy ambasadorët, Donald Lu i SHBA dhe Romana Vlahutin e BE.
Diskutime rreth kësaj post