Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga vala e të ftohtit në Amerikën lindore, dhe pjesa më e madhe e tyre janë viktima të aksidenteve rrugore.
Stuhia dimërore Jonas ka goditur 12 shtete të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 12 viktima janë shkaktuar për shkak të aksidenteve rrugore nga bora, ngrica, erërat e forta dhe shikueshmëri e ulët.
Dy të tjerë kanë ndërruar jetë nga hipotermia dhe katër të tjerë nga infarkti në zemër pas sforcimeve për të pastruar borën. Mes viktimave është edhe një fëmijë 4 vjeç.
85 milionë përsona janë prekur nga stuhia dimërore e kohës së ‘mamuthëve’, siç është cilësuar. Në disa vende niveli i dëborës ka shkuar në 102 cm. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa raportohet se prej 12 orësh automjetet janë në trafik në Kentucky dhe Pennsylvania. Vetëm në Virginia janë raportuar mbi 1 mijë aksidente rrugore.
“Kjo është një nga ato ngjarjet e rralla, për të cilat na flisnin më përpara prindërit tanë se sa keq ishte”, thotë meteorologu Ryan Maue.
Top Channel
Diskutime rreth kësaj post