Policia ka arrestuar përgjegjësin e Strehimit në Bashkinë e Korçës, Vasillaq Thimio me akuzën e korrupsionit, pasi mori ryshfet për përzgjedhjen e të pastrehëve.
Sipas deklaratës për shtyp të prokurorisë, masa e arrestit me burg u zbatua pasditen e se shtunes nga Policia e Shtetit.
Në lidhje me këtë, Prokuroria ka zbardhur të gjithë dinamiken e ngjarjes, ku fillimisht Vasillaq Thimio kishte bërë një kallëzim se tre persona e kishin kërcënuar. Por pasi u morën në pyetje tre personat rezultoi se ata i kishin dhënë përgjegjësit të strehimit 900 euro e 40 mijë lekë, për një punë që ai nuk ja kishte kryer.
Ndërsa policia sqaron se ky shtetas, prej 9 vitesh ushtronte detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Strehimit në Bashkinë e Korçës, dhe në vitin 2010, i ka marrë shtetases D.K, 58 vjeç, banuese në Korçë, shumën prej 1200 Euro për ta favorizuar atë me qëllim që kjo e fundit, të përfitonte banesë si e pastrehë.
Diskutime rreth kësaj post