Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm, ku një person është gjetur pa jetë në afërsi të një karburanti në rrugën “Transballkanike”.
Sipas burimeve policore, mësohet se personi i gjetur pa jetë është vrarë në rrethana ende të paqarta. Pas hetimeve paraprake, viktima është 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është vrarë me automatik brenda në automjetin tip Honda, me targë JBM3221.
Sipas policisë, ai ishte pronar i një anije peshkimi dhe dyshohet se gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 2 gëzhoja automatiku, model 56 të gjetura në vendin e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post