Reforma në Drejtësi duhet të synojë një sistem të pavarur drejtësie që frymëzon besim.
Këtë tha të mbrëmjen e të premtes, Sekretari i Komisioni të Venecias në vendin tonë, Thomas Markert, i cili shtoi se është thelbësore që politika të gjej gjuhën e përbashkët.
Sipas tij, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe urgjente në vendin tonë.
“Publiku ka humbur besimin. Qytetarët janë të zhgënjyer nga ky gjyqësor. Në qoftë se një gjyqtar nuk gjykon drejt një çështje, ai është i korruptuar dhe qytetarët krijojnë një imazh të keq për gjykatat dhe kësisoj bie besimi në to”, tha Marker.
Ai shtoi se mbështesim reformën dhe pjesën kur flitet për vlerësimin e gjyqtarëve. “Edhe pse kjo e fundit nuk është normale në pjesën më të madhe të vendeve të tjera në botë ne e mbështesim. Por ndërkohë që parashikohet kjo procedurë, nga krahu tjetër duhet të ofrojmë garancitë ligjor, që gjyqtarët të kenë në dorë mundësinë e ankimimit dhe të vlerësohen me drejtësi. Pra, kjo reformë nuk është aspak e thjeshtë, ajo duhet të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, konceptin e llogaridhënies dhe besimit”, tha Markert.
“Tema nuk është aspak e lehtë. Me të drejtë ekspertët kanë dhënë formulime të komplikuara dhe të detajuara në punën e tyre, pasi është e vështirë të kesh një mekanizëm të suksesshëm. Vështirësia për të krijuar një mekanizëm të rëndësishëm për qëllime tona është e lartë dhe kjo ka bërë që edhe ne të kemi përpiluar një raport të ndërmjetëm sinjifikativ dhe voluminoz për të qenë sa më të saktë. Dokumenti , sjellë nga ne u vlerësua, ekspertët tashmë kanë bërë një draft të adaptuar dhe tani na mbetet të shohim si janë bërë ndryshimet dhe do japim përgjigjet e dyta tona”, tha Markert.
Ai tha gjithashtu se reforma është në rrugën e duhur. “Pas një pune intensive harmonizuese fjalën do ta ketë politika. Dua të përgëzoj ekspertët e vendit për punën e mirë të bërë. Dua të shpreh vlerësimin më të mirë për bashkëpunimin me ekspertët tanë. Ne, tha Marker, nuk jemi këtu për t’ju treguar çfarë duhet të bëni, por ne jemi këtu për t’ju dhënë eksperiencën tonë, këshillat tona që ju të realizoni një reformë në drejtësi sipas standardeve europiane. Ne po vlerësojmë nëse fjala e ekspertëve shqiptarë është në përputhje me standardet europiane. Çështje e rëndësishme, ajo e shumicës për emerimet në poste të larta. Ekspertët kanë propozuar 3/5-at, teksa opozita 2/3-at. Të dyja këto zgjedhje janë në përputhje me standardet europiane dhe Komisioni Venecias nuk mund të jap një sygjerim për këtë, por është politikat që në këtë rast duhet të vendos. Ne vlerësojmë se ka dhe mënyrë të tjera për të bërë emërimet veç shumicës me 2/3-at apo 3/5-at, por kjo i takon politikës”, theksoi ai.
“Procedura e emërimit të kandidatëve është po aq e rëndësishëm sa edhe zgjedhja e tyre. Në kuadër të procedurës së përzgjedhjes, duhet plotësimi i kritereve me rigorozitet më shumë se sa numri i votave dhe kjo është thelbësore. Dua të nënvizoj se pjesa që kërkon shumcinë cilësuar ka dhe mënyra të tjera për të realizuar emërimet në KLGJ apo pjesë të tjera. Forcat politike duhet të dakordësohen, pasi vetëm kështu mund të ecet përpara”, tha Thomas Markert.
Diskutime rreth kësaj post